Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave që dyshohen për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një komunikate për media, PSRK njofton se H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërkaq i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale “Lidhja e Kontratës së dëmshme”.
“Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.