Përkrahës të opozitës në Shqipëri janë tubuar sot para Bashkisë së Tiranës në shenjë proteste.
Siç raportojnë mediat atje, protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe mjete të forta dhe si pasojë është lënduar një pjesëtar i Policisë së Shtetit.
Po ashtu, pjesëmarrësit në protestë kanë tentuar t’i vënë sërish flakën gomave.
Protestuesit e Sali Berishës tentojnë të ndezin goma dhe të bëjnë ‘betejë’ me zjarrfikësit.
Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e Policisë.
ABC News raportoi se “Është një protestues i maskuar që bën zhvendosjen e gomave dhe si duket do të ri tentohet djegia e gomave. Për tu mos u identifikuar ai ka vendosur një maskë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.