×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca “Rugova dhe Perëndimi”

    Rama: Pa Rugovën nuk do të kishte UÇK, ai ishte jehona e armëve të tyre

    Reporteri
    10 Qershor 2024 | 13:24

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të organizuar nga LDK në nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, tha se Ibrahim Rugova, ati themelues i Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike ishte një shqiptar si i dalë nga brinjët malore të historisë tonë.

    “Ai ishte një intelektual si i nxjerrë nga koleksioni i portreteve të periudhës romantike, një politikanë si i rrahur me vajin dhe uthullën e odës patriarkale, një figurë që edhe sot është vështirë ta përmbledhës”, tha Rama.

    Kryeministri i Shqipërisë shtoi se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

    Sipas tij, pa politikën e Rugovës afruese me aleatët, nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.

    Kreu i Qeverisë shqiptare, tha se s’ka politikan tjetër si Rugova.

    “Ai ishte dhe mbetet më atipiku i politikanëve shqiptarë, i pa përsëritshëm i paimitueshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund për mënyrën sesi arriti tua imponojnë njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm teksa formon shtatin e vet”, tha Rama.

    Sipas tij, Rugova besoi verbërisht tek aleancat dhe aleatët.

    Rama tha se Rugova i dha Kosovës aleancën me ndërkombëtarët si pasuri natyrore që vendi i tij nuk e kishte.

    “Presidenti Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës. Ishte lider i pazakonshëm në Ballkan”, tha Rama.

    Sipas tij, Rugova ishte i vetmi në këtë vend që kishte kuptuar se konflikti nuk është rruga për drejtësi afatgjate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!