×
  • Lajme
  • Lajme / Ndahet medalje

    Haradinaj: Mirënjohje për kontributin e Blairit për ndalimin e gjenocidit në Kosovë

    Reporteri
    10 Qershor 2024 | 14:59

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, shkruan Reporteri.net.

    “Me respekt dhe mirënjohje, për shërbimin, rolin dhe kontributin e tij në ndalimin e gjenocidit, mbështetjen e çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtës sonë për një shtet të pavarur, Kryeministrit Tony Blair, në shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit, i dedikova medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet””, shkroi Haradinaj në Facebook.

    “Kontributi i Shkëlqësisë së Tij, z. Blair, për lirinë e popullit të Kosovës, janë vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global, i cili tashmë ka hyrë në kapitullin e pashyler të historisë britanike, shqiptare dhe botërore. Populli i Kosovës është përgjithmonë falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e Kryeministrit Tony Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi”, përfundoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!