×
  • Lajme
  • Botë

    Dy gra në Rusi rrahin për vdekje 63-vjeçarin që refuzoi të kryejë marrëdhënie seksuale me to

    Reporteri
    10 Qershor 2024 | 15:35

    Dy gra janë arrestuar në Rusi për akuzën se kanë kryer një vrasje brutale të një burri që refuzoi të përfundojë në marrëdhënie seksuale me to, raporton media lokale.

    Të dyshuarat, 29 dhe 37 vjeçare, dyshohet se kishin kaluar kohë duke pirë me një 63-vjeçar pranë një kishe në Stavropol, pranë Detit të Zi. Sipas raporteve të medias vendase, dy femrat rrahën burrin deri në vdekje, pasi ai refuzoi propozimin e tyre për seks.

    Raporti i policisë, ndër të tjera, pohon se pas vrasjes, “ato tërhoqën trupin e tij në një pyll dhe e fshehën në një gropë.” Trupi u zbulua më vonë nga kalimtarët, ndërsa dy gra u arrestuan gjatë hetimit të kryer nga autoritetet për vrasjen, raporton DailyMail.

    Në pamjet e publikuara në Rusi, gratë shihen të shoqëruara në vendin e ngjarjes nga policia. Njëra prej tyre shfaqet duke treguar se si e goditi me shkelma viktimën, e cila në demonstrim ishte zëvendësuar nga një kukull. Të dyja gratë janë të prangosura në pamjet, me autoritetet që konfirmuan se viktima i njihte ato.

    Raportohet se gjatë konfliktit, dy femrat goditën 63-vjeçarin me gurë dhe shkelma, duke shkaktuar vdekjen e tij në vendngjarje si pasojë e plagëve.

    Rosa, 29 vjeçe dhe Marta, 37 vjeçe, u dërguan në paraburgim për vdekjen e 63-vjeçarit Alexander. Pritet që gjyqi i tyre të fillojë këtë javë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!