Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur presidentin e BERZH-it, Sir Sumantra Chakrabarti, dhe shefen e ODI-së, Sara Pantuliano, të cilët kanë ardhur për vizitë në Kosovë për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Kurti, përmes platformës ‘X’, ka bërë të ditur se në takimin me Sir Sumantra Chakrabarti dhe Sara Pantulianon ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në BERZH, për progresin demokratik dhe ekonomik të vendit që nga çlirimi e këndej.
“Kënaqësi e madhe për të mirëpritur presidentin e BERZH-it për Kosovën, Sir Sumantra Chakrabarti, si dhe shefen e ODI-së, SaraPantuliano, të cilët këtë javë kanë udhëtuar në Prishtinë për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Gjatë një dreke të kuzhinës sonë tradicionale, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në BERZH në fillim të mandatit të Sir Suma, si president; progresi ynë i shquar ekonomik dhe demokratik që nga çlirimi, veçanërisht gjatë viteve të fundit; puna e shtrirë dhe e avancuar e ODI në të gjithë Evropën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Mezi presim të mbajmë kontakte në vazhdim”, ka shkruar Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.