×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti me Konjufcën darkojnë me Begajn, Walkerin e Mesiqin

    Reporteri
    11 Qershor 2024 | 23:25

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të martën në platformën “X”, për darkën bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Ish- ambasadori i OSBE-së, William Walker, dhe ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq, si dhe Lordin George Robertson

    Në këtë darkë nuk ka qenë prezente presidentja Vjosa Osmani.

    Kjo darkë është organizuar për ndër të 25-vjetori të çlirimit të Kosovës.

    Kurti ka thënë se lidhjet me aleatët vetëm sa kanë shkuar duke u forcuar.

    “Një darkë me miqtë nga Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Shqipërisë dhe Kroacisë – disa nga aleatët tanë më të ngushtë. Për mbi 25 vjet, në cilësinë e ambasadorëve, krerëve të shtetit, ministrave të punëve të jashtme dhe më e rëndësishmja, si individë të përkushtuar për të avokuar kundër padrejtësisë dhe për liri, kanë ndihmuar Kosovën. Eshtë e panevojshme të thuhet se këto lidhje vetëm sa janë forcuar me kalimin e kohës dhe ato gëzojnë mirënjohjen tonë më të thellë”, ka deklaruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!