×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Qendra Presidenciale “Clinton” kujton sulmet e NATO-s: 25 vjet më parë dëbuam me sukses forcat serbe

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 8:01

    25-vjetori i çlirimit të Kosovës është kujtuar nga Qendra Presidenciale Clinton e cila në platformën X ka publikuar një video të presidentit amerikan, Bill Clinton.

    Në postim thuhet se ShBA-ja në atë kohë i drejtoi aleatët e NATO-s në një fushatë ajrore që dëbuan me sukses forcat serbe, duke i dhënë fund një dekade shtypjeje dhe një fushate brutale të pastrimit etnik, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.

    “Aksioni ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësi për Kosovën në 2008”, shkroi Qendra Presidenciale “Clinton” e cila paraqet punën, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e presidentit Bill Clinton.

    Të njëjtën e ka shpërndarë ish-presidenti Bill Clinton, i cili ka falënderuar për 25 vjet paqe në Kosovë, e të cilit më pas i ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke thënë se ai e ka mundësuar këtë paqe.

    Më 1999, në kohën kur u mor vendimi për të sulmuar caqet serbe, president i ShBA-së ishte Bill Clinton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!