×
  • Lajme
  • Lajme / Kryeministri shqiptar

    Dita e Çlirimit, Rama uron popullin e Kosovës

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 8:46

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar popullin e Kosovës në 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

    Në një postim në Facebook, ai poashtu ka uruar edhe anëtarët e Partisë Socialiste e cila mbush 33 vjet që nga themelimi i saj.

    “MIRËMËNGJES 😊
    me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore, si edhe gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës❤️”, ka shkruar Rama në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!