×
  • Lajme
  • Lajme / Dita e çlirimit

    Kurti: Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e fuqishme dhe më e gatshme për të mbrojtur territorin dhe jetët tona

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 12:40

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e madhe dhe më e armatosur se sot, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë fjalimit të tij në paradën e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Kurti ka folur për investimet e fundit në armatimin e Ushtrisë dhe avancimin e ushtarëve nëpërmjet shkollimit në shkollat më të ndritura ushtarake në botë.

    Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e madhe e se sot dhe më e mirë armatosur dhe pajisur. Kurrë nuk ka qenë më e stërvitur, trajnuar e shkolluar në akademitë më prestigjioze ushtarake të ushtrive mike perëndimore. Por edhe kurrë s’ka qenë më e fuqishme dhe e gatshme për ta mbrojtur territorin dhe sovranitetin tonë dhe jetët tona, sepse ky është misioni i sa, ta mbrojë Kosovën dhe të zhvillohet e avancohet krahas aleatëve tanë”, ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!