×
  • Lajme
  • Lajme

    Hatërmbetja, Donika Gërvalla përkujdeset që presidentja Osmani të mos i duket fort në foto

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 15:01

    Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, në Kuvendin u mbajt seancë solemne, ku të pranishëm përveç deputetëve dhe krerëve të shtetit, ishin dhe figura tjera të rëndësishme që kanë luajtur rol për këtë ditë që sot Kosova po feston. Por, siç duket raportet e ftohta u vunë re edhe në këtë ditë mes Presidentes Vjosa Osmani dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

    Ishte e para e shtetit ajo që fillimisht hapi seancën e sotme me fjalën e saj.

    E nga kjo seancë e sotme, Ministrja Gërvalla ka publikuar tri fotografi të bëra bashkë në llogarinë e saj në Instagram, ku prezenca e presidentes Osmani shfaqet e “zbehur”.

    E para fotografi është ajo ku në të shihen vetë ministrja, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi si dhe ministrat nga radhët e VV-së, në fotografinë e dytë ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, Rifat Jashari dhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

    Ndërsa, foto e fundit paraqet presidenten Osmani, e cila vështirë të dallohet nga kjo largësi që është fotografia e realizuar, e publikuar nga Ministrja Gërvalla, e cila e kishte hiç më larg se një metër presidenten gjatë fjalimit të saj për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

    Letra që e dërgoi kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, në drejtim të presidentit të Asamblesë Parlamentare shpërfaqi përçarjen mes krerëve të shtetit të Kosovës dhe moskoordinimin për çështjet e jashtme.

    Madje, si arsyetim ndaj Gërvallës, Kryeparlamentari Glauk Konjufca kishte deklaruar se largësia e kishte bërë të pamundur që ajo të njoftohej minut pas minuti se çfarë po ndodhte, duke qenë se sipas tij ajo ishte në SHBA, e që në fakt rezultoi se atë periudhë e para e shtetit ndodhej në Kosovë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!