×
  • Lajme
  • Lajme / Bruksel

    Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, temë diskutimi mes O’Brien dhe Lajçak

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 22:34

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit ,James O’Brien, përcjell Reporteri.net.

    Përmes një njoftimi në platformën X, Lajçak tha se me O’Brien kanë folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

    “Gjithmonë kam kënaqësi të mirëpres Jim O’Brien në Bruksel. Ne folëm për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë tona për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!