×
  • Lajme
  • Lajme / 25 vjet liri

    Shefi i Shtabit të Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar: Trupat tona vazhdojnë të mbështesin sovranitetin e Kosovës

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 23:00
    Delegacioni i zyrtarëve të Ushtrisë Britanike në Kosovë, 12 qershor, 2024. Foto: Atasheu Mbrojtës britanik në Kosovë / X

    12 Qershori në Kosovë u shënua me shumë aktivitete nga institucionet shtetërore në nder të Ditës së Çlirimit. 25 vjet më parë, Kosova u çlirua nga okupimi serb pas ndërhyrjes së NATO-s, përcjell Reporteri.net.

    Këtë ngjarje e shënuan edhe aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që kontribuuan që Kosova të jetë këtu ku është sot.

    Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin, tha se ushtarët britanikë shërbyen dhe po vazhdojnë të shërbejnë në mbështetje të sovranitetit të Kosovës.

    “Sot shënuam shërbimin dhe sakrificën e pjesëtarëve të Forcave tona të Armatosura që shërbyen në operacionet britanike dhe të NATO-s në Kosovë, si dhe të trupave tona që vazhdojnë të mbështesin sovranitetin e Kosovës edhe sot përmes misionit KFOR të NATO-s. Faleminderit”, shkroi Admirali britanik Sir Tony Radakin në X.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!