×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Hasani: E arritura më e madhe pranimi i Rambujesë, po të mos e pranonim do të kishte vazhduar lufta

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 23:45

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Enver Hasani, ka qenë i ftuar në emisionin DPT te Fidani në ATV ku ka folur për aktualitetin, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e arritura më e madhe është pranimi i Rambujesë.

    “Nëse e shikojmë në retrospektivë, pika e kthimit ka qenë pranimi i marrëveshjes”, tha Hasani.

    “Pa pranim të Rambujesë nuk ka bombardime të Serbisë – afërsisht kështu diçka na është thënë”, tha Hasani.

    Hasani, ka folur edhe për atë se çfarë do të ndodhte po të mos pranohej Rambujeja.

    “Do të kishte vazhduar lufta, tragjedia. Dhe kjo do të kishte qenë fitore e madhe për Millosheviqin”, u shpreh Hasani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!