Kryeministri Albin Kurti do të mbledhë ministrat, në mbledhjen e radhës.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 16 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në mbledhjen e sotme pritet të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për emërimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik i Universitar të Kosovës (MSh), po ashtu shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Republikës së Kosovës për Drejtësi Tranzicionale 2024.
Qeveria do të bëjë sot edhe shqyrtimi i Draftit të Planit të Veprimit 2024-2025 të Strategjisë për Migrim.
Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Mbrojtjes për nënshkrimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave (SOFA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.
Sot po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Nismës për aplikim për ndryshim të statusit të Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, nga anëtar i asociuar në anëtar me të drejta të plota (MPJD
Mbledhja e Qeverisë është njoftuar të nis në ora 10:00. /Reporteri.net/