×
  • Lajme
  • Botë

    Familjarët e 37-vjeçarit që dyshohet se vrau mbesën në Greqi largohen nga fshati shkaku i frikës nga hakmarrja

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 9:06

    Vrasja e Vasilikës vetëm 11-vjeç nga daja e saj pasi tentoi ta përdhunonte në Greqi, ka përhapur një valë zemërimi në Pirgos.

    Autoritetet greke janë në gatishmëri të plotë, pasi në çdo moment mund të jetë mundësia e një sherri të paparashikuar në zonë.

    Ditën e djeshme gjatë funeralit të vajzës 11-vjeçares, disa njerëz të panjohur i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen e tij në shenjë hakmarrjeje.  Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.

    Ajo që shqetëson autoritetet tani është nëse situata mund të përshkallëzohet më tej dhe të arrijë nivele të rrezikshme.

    Të afërmit dhe miqtë e familjes së Vasilikit ende nuk po arrijnë të kuptojnë tragjedinë që trokiti në derën e tyre. Zemërimi i tyre u pa dhe ditën e martë kur 37-vjeçari mbërriti me makinën e patrullës në gjykatë për të kërkuar falje. Turma të tëra u mblodhën rreth makinës dhe shpërthyen në ofendime dhe të shara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!