×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në SHBA, fitojnë gjashtë medalje të arta

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 9:17

    Nxënësit nga Kosova kanë shkëlqyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 25 vjetorin e çlirimit.

    Ata kanë arritur t’i fitojnë gjashtë medalja të arta dhe shumë të argjendtë dhe bronztë, në garat e zhvilluara në matematikë, shkencë dhe robotikë.

    Garat “Neo Science Olympic” në New Jersey Institute of Technology.

    Lajmi u bë i ditur nga Konsulli i Përgjitshëm në New York, Blerim Reka.

    “Në pritjen e sotme për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork. Fëmijët e lindur në liri, na bënë krenarë në ditën e çlirimit të Kosovës”, shkroi Reka.

    Këta janë nxënësit që i fituan garat:

    Gerti Kida, klasa 10 -vendi i parë nivel botëror-KODIM(Medalje e artë)

    Vesa Xhymshiti – klasa e gjashtë, vendi i parë në MATEMATIKË ( Medalje e artë)

    Jeton Sylejmani, klasa e pestë, vendi i dytë në MATEMATIKË dhe SHKENCË( Medalje e artë)

    Harun Hondozi, klasa e katërt, vendi i parë në SHKENCË dhe vendi i dytë në MATEMATIKË(Medalje e artë)

    Lum Rrahmani, klasa e katërt, vendi i parë AI Challenge vendi i dytë SHKENCË dhe vendi i tretë në MATEMATIKË( Medalje e artë)

    Molos Gashi, klasa e tretë, vendi i parë në MATEMATIKË dhe vendi i tretë në SHKENCË. (Medalje e artë)

    Me medalje u shpërblyen këta nxënës:

    Lum Paçarada, klasa e shtatë- medalje e artë në SHKENCË

    Lorik Begunca, klasa e pestë – medalje e artë në MATEMATIKË

    Gjin Rrahmani, klasa e tetë -medalje e artë në SHKENCË

    Blin Berisha, klasa e tetë- medalje e artë në SHKENCË.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!