×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Gjendet një person pa shenja jete në Hajvali, Policia nis hetimet

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 9:21

    Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e djeshëm në Hajvali të Prishtinës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

    Është pranuar informata për një person pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!