×
  • Lajme
  • Lajme / Tragjike

    Humb jetën një person në Rahovec, dyshohet se u godit aksidentalisht me traktor

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 10:18

    Një person ka humbur jetën dje pasdite në Rahovec si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pasi dyshohet se u godit nga një traktor, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Policia e Kosovës njofton se shoferi që po drejtonte traktorin, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore.

    Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë.

    Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!