Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 3 mijë e 98 lindje, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, nga këto lindje nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
“Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3 mijë e 98 lindje, prej tyre 1 mijë e 247 me operacion. Në klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme. Nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në komunikatën e SHSKUK-së.
Kujtojmë se vitin e shkuar, në Kosovë janë regjistruar 21,654 lindje në total.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.