×
  • Lajme
  • Lajme / 25 vjetori i çlirimit

    Walker pritet në takim nga Kurti: Kosova është storie suksesi për arritjet pas çlirimit, merita i takon popullit të saj

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 10:48

    Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin tha se pati një të mirë dhe produktiv.

    Ai tha se në  këto 25 vjet, Kosova ka bërë përparim të madh dhe kjo është meritë e popullit të saj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Kisha një takim mbi një orësh me kryeministrin Kurti. Kishim një takim shumë interesant, produktiv dhe shumë të mirë. Kam ardhur këtu si mik i Kosovës, si mik i kryeministrit Kurti.

    Kosova është një storie e pabesueshme suksesi. Në 25 vjet,  ju shqiptarët e Kosovë keni bërë shumë, dhe dua që bota ta njohë suksesin e Kosovës. Sot ka shumë njerëzi që vijnë nga e gjithë bota dhe e shohin këtë sukses. Ju jeni përgjegjës për këtë sukses të Kosovës, kryeministri Kurti dhe të gjithë kryeministrat para tij e presidentët. Dua të përmend këtu Policinë e Kosovës. e cila është jashtëzakonisht e mirë dhe bëjnë një punë shumë të mirë”, ka thënë Walker para gazetarëve.

    Walker po qëndron në Kosovë në shënimin e 25 vjetorit të pavarësisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!