×
  • Lajme
  • Lajme / Zubin Potok

    Policia konfiskon armë e municion në veri

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 10:04

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar armë e municion në Zubin Potok.

    Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një Laptop, një Granad dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik.

    Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër po ashtu mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë ma emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb.

    Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “MBAJTJE NË PRONESI, KONTROLL, POSEDIM TE PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

    Zubin Potok / 13.06.2024 – 13:30. Si rezultat i angazhimit dhe punës së zyrtarëve policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një Laptop, një Granad dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik. Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër po ashtu mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë ma emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb. Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./ Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!