×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet seksualisht një grua në Gjakovë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 9:45

    Një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht në Gjakovë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar.

    Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt dhe rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’.

    Më 13.06.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!