Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Gjakovë, pasi të njëjtit kanë postuar video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.
Policia ka sekuestruar edhe një armë me 17 fishekë të kalibrit 9 mm.
“Rr. Mark Malota, Gjakovë 01.01.2024-11:00. Është raportuar se në rrjete sociale, është duke qarkulluar një video ku shihen disa persona duke shtënë me armë zjarri. Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarave, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator me 17 fishekë të kalibrit 9 mm”, bëhet e ditur në njoftim.
Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.