×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humbi vulën e PD-së, Lulzim Basha drejt krijimit të partisë së re

    Reporteri
    17 Qershor 2024 | 19:38

    Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri, Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij duket se do të garojnë me një force të re politike, tashmë që vulën e PD-së e gëzon Sali Berisha.

    “Ne jemi të gatshëm tu ofrojmë shqiptarëve atë program elektoral që paraqitëm në kuvendin kombëtar, t ua çojmë me alternativën tonë dhe me kandidatët më të mirë”, tha Endri Hasa anëtari i kryesisë se PD.

    Përgjigje negative i ka dhënë ftesave të PD-së së Berishës për bashkim.

    “Unë jam konsekuent në qëndrimet e mia, unë kam thënë pas 8 janarit që nëse është partia e tyre nuk është partia ime dhe unë do ti qëndroj çdo gjëje që kam thënë në të shkuarën”, tha Hasa.

    Kujtojmë që pak ditë më parë, Gjykata e Apelit vendosi që vula e Partisë Demokratike t’i kalonte Rithemelimit, grupimit të Sali Berishës.

    Gjykata e Apelit vendosi mos pranim të ankimimit të Enkelejd Alibeajt me vendim unanim nga të tri gjyqtaret.

    Në 27 dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Lartë riktheu për rishqyrtim vendimin e dhënë nga Agron Zhukri që njihte si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën.

    Në arsyetimin e dhënë nga Gjykata e Lartë theksohet se në vendimin e dhënë, janë bërë shkelje proceduriale duke u interpretuar gabim normat dhe ligji procedurial.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!