×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika

    Tahiri – Kurtit: Përfundoje ndonjë projekt, të shkuan 4 vjet me rima

    Reporteri
    17 Qershor 2024 | 21:07

    Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të përfundojë ndonjë projekt apo rrugë, sepse sipas tij, mandati 4-vjeçar i ka shkuar me rima, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se 17 Shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, themelimi i ushtrisë, pavarësimi energjetik e vendime tjera të rëndësishme.

    17 shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, i kanë dhënë kuptim themelimi i Ushtrisë, pavarësimi energjetik, rregullimi i statutit të Trepçës, rritjet e pagave, orët shtesë për policinë e shumë shumë vendime tjera. Lej more rimat me filtera e bojlera po përfundojë naj projekt a ndonjë rrugë se t’shkoi mandati 4 vjeçar me rima!!”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!