Ngjarjet e datës 18 qershor 2024:
Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e rrumbullakët për të diskutuar të gjeturat e tri proceseve PETS në Komunat e Kosovës. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 09:30)
Mbahet takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Salla e takimeve, kati 6, objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Prishtinë, nga ora 10:00)
Unioni i Turizmit të Kosovës shënon katër vjetorin e themelimit. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 11:00)
Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin për rrugët. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)
Përurohet shtatorja e Leotrim Ahmetit. (Skenderaj, ora 13:30)
Komuna e Podujevës do ta emërtojë një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack. Marrin pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack. (Nga kryqëzimi i rrugës “Agron Rrahmani” dhe “Ali Ajeti” deri te kryqëzimi me rrugën “Bedri Bajrami” dhe “Fahri Fazliu”, ora 14:00)
Mbahet mbledhje komemorative kushtuar Sylë Tahirsylajt. (Hotel “Grand” Prishtinë, ora 14:00)
Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, organizon pritje për Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit kosovarë. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 18:00)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.