Komuna e Podujevës ka njoftuar se do ta emërtojë një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack.
Ceremonia do të mbahet sot në orën 14:00.
Sipas njoftimit, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack.
Ish-eurodeputetja Pack do të qëndrojë tri ditë dhe do të ketë takime me këshilltarë komunalë, gratë e Podujevës, me ish-të burgosurit politikë të Llapit dhe personalitete te tjera të kësaj komune. Doris Pack do të shpallet edhe qytetare nderi e kësaj komune.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.