Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Lipjan, meqë dyshohet se derisa ishin në një kafiteri, ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete.
Pesë nga ta, kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR /SULM – Lipjan / 17.06.2024 – 21:15. Janë arrestuar gjashtë meshkuj kosovarë për arsye se të njëjtit gjersa ishin duke qëndruar në një kafiteri, ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Pesë nga personat e përfshirë në incident për shkak të lëndimeve të pësuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.