Autoritetet policore italiane në aeroportin e Ciampinos në Romë kanë vënë në pranga 5 të rinj shqiptarë të moshës nga 25- 30 vjeç.
Akuza ndaj tyre është zotërim e përdorim i dokumenteve të falsifikuara në kalimin e kufirit.
Ata kishin adoptuar mënyrën e njohur “swapping”, njohur si shkëmbim për të udhëtuar drejt një vendi jo Schengen me dokumente të falsifikuara.
Kjo mënyrë konsiston në blerjen e 2 biletave udhëtimi, një biletë për të udhëtuar drejt një vendi Schengen e një tjetër drejt një vendi jo të zonës Schengen.
Sapo kalonin kontrollin kufitar ajror me dokumentin e tyre origjinal që i lejonte të udhëtonte në zonën Schengen, ata dezertonin fluturimin e përdornin dokumente të falsifikuara për t’u imbarkuar drejt një vendi jo të zonës Schengen.
5 shqiptarët janë dënuar me 1 vit e gjysmë burg, por si persona pa precedent penal i është pezulluar dënimi, që në rast përsëritjeje do të jetë shumë më i rëndë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.