×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi zyrtar

    Miroslav Lajçak mbërrin në Qeveri për takim me zëvendëskryeministrin Bislimi

    Reporteri
    18 Qershor 2024 | 18:05
    Foto: EO

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka mbërritur para pak minutash në Qeverinë e Kosovës, mësoi gazeta online Reporteri.net.

    Lajçaku do të takohet me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

    Sot parashihej të zhvillonte takime edhe me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, por me asnjërish nuk u takua.

    Nga ora 18:10 ai pritet në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

    “Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e lëshuar gjatë ditës nga Qeveria.

    Gazeta Online Reporteri.net mori vesh sot gjatë ditës se Kurti nuk e ka pritur në takimin e pasdites emisarin sllovak.

    Në ora 17:35 parashihej takimi në qeveri, Kurti s’e pret Lajçakun

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!