×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në Prishtinë

    Lajçaku thotë se u dakordua me Bislimin të përshpejtohet zbatimi i marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh

    Reporteri
    18 Qershor 2024 | 19:22

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, është deklaruar para mediave, shkruan Reporteri.net.

    “Vizita e sotme në Kosovës dhe nesër në Beograd, është për të parë se si të gjejmë zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, çfarë hapa konkretë duhet të marrim. Dhe u dakorduam që duhet të përshpejtojmë zbatimin e marrëveshjes”, u shpreh Lajçaku.

    Tema tjetër që biseduan mes vete, sipas Lajçakut, ishte edhe “Plani i rritjes”.

    Ai përmedi se BE-ja ndau 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.

    “Por për Kosovën dhe Serbinë ndarja e mjeteve është kushtëzuar me dialogun. Unë jam këtu për të vlerësuar këtë çështje se si Kosova dhe Serbia të marrin mjete”, u shpreh Lajçaku, shkruan Reporteri.net.

    Lajçak do të duhej të niste mandatin e si ambasador në Zvicër prej 1 shtatorit të këtij viti, mirëpo ai ka thënë se i është kërkuar që të mbajë pozitën që ka deri në fund të janarit të vitit 2025, dhe ka thënë se deri atëherë ka shumë punë për të bërë.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nuk është deklaruar para mediave pas takimit./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!