×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Hyseni: Nuk po shohim ndryshime rrënjësore në shëndetësi

    Reporteri
    18 Qershor 2024 | 23:35

    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh mjek kosovar, Ekrem Hyseni, në emisionin DPT te Fidani ka folur mbi aktualitetin, përcjell Reporteri.net.

    “Nuk po shohim ndryshime rrënjësore në shëndetësi. A është e domososhme? Është patjetër. A ka pasur premtime? Po ka pasur. Buxheti nuk është i volëg por reformat nuk po shihen. Ka vetëm reforma kozmetikë”, u shpreh ai.

    Hyseni, tha se në planin afatmesëm, ndryshimi rrënjësor përfshin planifikimin e qartë dhe korrekt të resurseve humane, shërbimet deficitare që nuk kanë qenë deri sot, ato t’i marrin.

    “Nuk kemi ndryshime. Ka shumë shërbime që mungojnë”, tha ai.

    “Fondi i sigurimeve shëndetësore nuk është askund. Ky është problem i vjetër”, tha tutje mjeku kosovar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!