Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për gjendjen e rrugëve magjistrale në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan.
Tahiri ka thënë se këto rrugë janë bërë të rrezikshme si në Kandahar të Afganistanit.
“Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar, e rrezikshme, e dëmshme për njerëz e vetura dhe gati e patejkalueshme. Pothuajse në të njëjtën gjendje janë edhe rrugët për Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, pra në të katër anët e Kosovës rrugët janë të bllokuara, ndërsa lavdet nuk ndalen”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka shtuar se për këto pak muaj që i kanë mbetur këtij pushteti, të përfundojë ndonjë rrugë.
“Mirë është që në këta muajt që i kanë mbetur kësaj qeverie të përfundojë ndonjë rrugë dhe të del me diçka konkrete në këtë 4 vjeçar. Përndryshe, po shihet që ky kabinet qeveritar është i pazot me punu diçka të hajrit për vendin”, është shprehur Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.