×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti: E sigurt që Albini do t’i humb zgjedhjet kurdo që do të mbahen

    Reporteri
    19 Qershor 2024 | 10:06

    Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se Vetëvendosja në vitin 2025 do t’i fitojë zgjedhjet nacionale dhe lokale, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Haliti është shprehur se Qeveria e udhëhequr nga Kurti dhe VV-ja, ka dhuruar me shumicë fjalë boshe.

    Unë nuk kam dëgjuar deri më sot që një kryetar partie ka thënë që do të futem në garë për të humbur, të gjithë duan të fitojnë. Dhe nëse populli i Kosovës mendojnë që Kurti ka qeverisur mirë, edhe mund ta votojnë prapë, por mendoj që ne kemi një popull shumë të zgjuar, shumë fisnik, shumë punëtor dhe me kulturë nga të dyja polet dhe kulturat e praktikat evropiane. Një postulatë e popullit thotë: nëse më ke gënjyer njëherë s’jam fajtor, por nëse më gënjen të dytën herë, atëherë fajin e kam vet”! Nëse qytetarët e Kosovës kanë pasur nevojë për ajër dhe fjalë boshe; atëherë kjo qeveri ka dhuruar me shumicë sa që të gjithë jemi ngopur”, ka thënë ai.

    Tutje, Haliti vlerëson se Kurti do t’i humbasë zgjedhjet kurdo që ato mbahen.

    Siç e dimë të gjithë, fronti opozitar akoma s’është i bashkuar, prandaj edhe Albini po vazhdon me lojë fjalësh. Nëse duam fitore duhet aksion demokratik duke i përdorur të gjitha mjetet e veprimit që lejon ligji e praktikat civile të veprimit. Besoj që populli është ngopur nga gënjeshtrat e qeverisë e politikat që Kosovën e kanë lënë në vend numër 0, pa integrime, pa zhvillim ekonomik dhe tani e një vit me sankcone nga BE. E sigurt që Albini do t’i humbë zgjedhjet kurdo që mbahen”, ka thënë Haliti për Gazeta Blic.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!