Mot shumë i nxehtë parashihet për ditën e enjtë, dhe kryesisht me diell. Kohëpaskohe mund të kalojnë vranësira, kryesisht të larta.
Temperaturat minimale zbresin vetëm në 18C e 20C, e ato maksimale gjatë ditës arrinë deri në 35C e 37C, njofton Prishtina Weather.
Era ndryshon drejtimin në veri-verilindore dhe frynë e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.
Ditën e premtë dhe të shtunë vala e nxehtësisë parashihet të arrijë kulminacionin, ku temperaturat maksimale arrinë deri në 37C, e lokalisht mund të shkojnë deri në 38C e 39C.
Nga dita e premtë mund të ketë më shumë zhvillime të vransirave, që sidomos në fundjavë mund të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullima. Fillimisht përreth viseve malore, e më vonë në mbrëmje rrebeshet mund të kalojnë edhe në pjesë tjera të vendit.
Pluhuri saharian pritet të depërtojë mbi vend ditëve të ardhshme, që rritë koncentrimet e grimcave më të trasha PM10 edhe në vlera mesatare të ndotjes.
Megjithatë, si ndotës kryesor në këto ditë të nxehta dhe të kthjellëta mbetet ozoni sipërfaqësor, që gjatë ditës shkurtimisht mund të çojë indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera të dobëta, apo edhe në të kuqe.