×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    20 Qershor 2024 | 7:25

    Ngjarjet e datës 20 qershor 2024:

    Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) mban konferencën – Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave. (Swiss Diamond Hotel Prishtina, ora 09:30)

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin nr. 08/L-272 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:30)

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin nr.08/L-295 për kripto-asetet. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama takon anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pas takimit, do të mbahet konferencë për media në sallën e konferencave të Kryeqytetit.( Ndërtesa e vjetër e komunës, ora 14:00)

    Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes Komunës së Prizrenit dhe qytetit të Porto-s së Portugalisë.(Komuna e Prizrenti, kabineti i kryetarit, ora 15:00)

    LDK e mban takimin me grupin e eksperteve te shëndetësisë. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 17:00)

    Nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit, dhe drejtores Hana Petrovci, mbahet koncerti i Korit dhe Orkestrës së fëmijëve të Prishtinës “Amadeus”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 20:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!