×
  • Lajme
  • Lajme / Miniera e Stan Tërgut

    Shala: Trepça ka ndërprerë punën që nga 14 qershori, Qeveria po mundohet ta mbajë fshehtë

    Reporteri
    20 Qershor 2024 | 13:42

    Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se që nga 14 qershori është ndërprerë puna në minierën e Stan Tërgut, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, Shala është shprehur se Menaxhmenti i Trepçës dhe Qeveria mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës, teksa ka thënë se ky veprim paraqet shkallë të lartë të humbjeve ekonomike për ndërmarrjen.

    Trepça ndërpret punën.

    Nga data 14 Qershor 2024, në minierën e Stantërgut është ndërprerë procesi i punës.

    E habitshme dhe e paspjegueshme se si Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje dhe Qeveria, mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës. Ky veprim paraqet shkallë të lartë të humbjeve ekonomike për ndërmarrjen Trepça, e njëkohësisht edhe shkallë të lartë të rrezikut për gjendjen e përgjitshme për sigurinë në minierë”, shkroi ai.

    Sipas Shalës, Qeveria jo vetëm që nuk ka kuadro, por siç thotë ai, as plan e ide për Trepçën dhe industrinë minerare.

    Tashmë po vërtetohet që kjo Qeveri jo vetëm që nuk ka kuadro, por nuk ka plan e as ide për Trepçën dhe industrinë minerare.

    Nëse vazhdohet me këtë logjikë të kësaj Qeverie, dëmet strategjike për sektorin dhe Trepçën do të jenë katastrofale!”, tha më tej deputeti i PDK-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!