×
  • Lajme
  • Lajme / Saçi i nxehtësisë

    Ngritja e temperaturave, Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët për kujdes të shtuar

    Reporteri
    20 Qershor 2024 | 15:29

    Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve kur po shënohen temperatura të larta, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, MSH apelon që të ndiqen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

    Të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, u bëhet thirrje të shmangin ekspozimin në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00, e po ashtu të konsumojnë sa më shumë ujë.

     

    Sipas parashikimit të meteorologëve, ditën e premte dhe të shtunë vala e nxehtësisë parashihet të arrijë kulminacionin, ku temperaturat maksimale arrijnë deri në 37 gradë Celsius, e lokalisht mund të shkojnë deri në 38 e 39 gradë Celsius.

    Këshillat kryesore për t’i luftuar këto ditë të nxehta

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!