Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit për vrasjen në tentativë që ndodhi më 13 qershor në lagjen Bregu i Diellit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Gjykata njofton se të dyshuarit H.V. i është caktuar një muaj paraburgim.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku rreth orës 21:30, i pandehuri për shkak të një mosmarrëveshjeje, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një banese ku jetonin disa persona me qira.
Gjykata tha se ai e kishte vënë në rrezik jetën e disa personave, e nga të shtënat ishte prekur edhe një objekt tjetër. Në vendim u tha se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit “pasi që nëse i pandehuri lihet në liri, paraqet rrezik që të ikë dhe të shmanget nga procedura penale”.
Ai dyshohet për “vrasje në tentativë”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Gazeta Online Reporteri.net atë natë ka qëndruar në vendin e ngjarjes. Më poshtë, mund ta ndiqni një video.
Një i arrestuar për vrasjen në tentativë në Bregun e Diellit, policia njofton çka iu sekuestrua