×
  • Lajme
  • Lajme

    Projektligji për KPM-në kalon në seancë plenare për lexim të dytë, kërkohet të dërgohet dhe ai i Venecias

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 11:57

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

    Raporti i përbërë me 93 amendamente, është votuar me gjashtë vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim që të kalojë në seancë plenare për një lexim të dytë.

    Ndërkaq njëri nga anëtarët e këtij komisioni, Mërgim Lushtaku ka ngritur si rekomandim, dërgimin në lexim edhe të Komisionit të Venecias.

    “Të dërgojmë dhe Komisionin e Venecias, një projektligj i rëndësisë së veçantë, që ka të bëjë me median e lirë”, thotë Lushtaku.

    Edhe anëtari tjetër, Agim Veliu ka përkrahur rekomandimin e tij që Komisioni i Venecias të shkojë për diskutim.

    Ndërkaq kryetari i komisioni, Valon Ramadani, shprehet se në këtë mbledhje nuk ka kohë për shqyrtimin e këtij projektligji.

    “Jam i bindur se do të kalojë si ligj, dhe është në rregull, por ne nuk kemi kohë të shkojmë me Komisionin e Venecias”, tha Ramadani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!