×
  • Lajme
  • Botë

    Festa me fishekzjarre në jaht i vë zjarrin ishullit grek, 13 të arrestuar

    Reporteri
    22 Qershor 2024 | 23:33

    Një festë me fishekzjarre në një jaht në brigjet greke ka shkaktuar zjarr në ishullin Hydra. Fishekzjarret e ndezura sollën djegien e pyllit të vetëm me pisha në ishullin turistik i cili shtrihet në jug të Athinës.

    Zjarrfikësit u detyruan të ndërhynin në rrugë detarë dhe ajrore pasi në këtë zonë nuk ka rrugë për në plazh. Shkaku i zjarrit ka shkaktuar zemërim në Greqi, shtet i cili po lufton me disa vatra zjarresh.

    “Ne jemi të indinjuar që disa njerëz hedhin fishekzjarre në mënyrë kaq të papërgjegjshme në një pyll me pisha,” tha kryetari i bashkisë së Hidrës, Giorgos Koukoudakis .

    Greqia ka qenë në gatishmëri të lartë për zjarret që nga e marta. Autoritetet po përgatiten për një verë të vështirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!