×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Aksident mes dy veturave në Suharekë, lëndohen gjashtë persona

    Reporteri
    23 Qershor 2024 | 14:27

    Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:05 në fshatin Sllagrazhd të Suharekës.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Shaqiri ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, gjashtë persona janë lënduar.

    “Sot me datë 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale, gjashtë persona kanë marr lëndime trupore”, tha ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!