×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Clark viziton Gjakovën, Gjini: SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme

    Reporteri
    23 Qershor 2024 | 15:24

    Gjenerali i pensionua amerikan Wesley Clark, po qëndron për një vizitë në Kosovë.

    Ai vizitoi edhe qytetin e Gjakovës, ku u takua me të parin e saj Ardian Gjinin.

    Gjini me Clarkun kujtuan ditët e angazhimit për lirinë.

    Ata folën edhe për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

    “Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark. Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Gjini.

    “SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!