Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 shtator do mbahet festival i kushtuar entuaziastëve të Vespa-s.
Sipas tij, ky festival do mbledh në kryeqytet persona nga shumë vende të rajonit.
“Festival i mrekullueshëm dy ditor me vespa na pret me 31 gusht – 1 shtator. Entuziastë të skuterit Vespa nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia dhe Italia do të mblidhen në sheshin “Xhorxh Bush” për të na dhuruar emocione të veçanta.”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.
“Gjatë dy ditëve, do të ketë shumë aktivitete për promovimin e kulturës së Vespave dhe Kryeqytetit tonë. Këtë na e premtuan gjatë takimit që kishim me Enisin, Aganin, Arbenin, Vetonin e shumë anëtarë tjerë fantastik të klubit Vespa Fanatics Kosova/ Vespa Kosova.”, shtoi ai.
“Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë e Prishtinës përmes shëtitjeve në parkun e Gërmisë dhe malësitë e Gollakut dhe Marevcit. Ejani të gjithë bashkë në sheshin “Xhorxh Bush” për të përjetuar spektakël”, ka shkruar Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.