×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në Mitrovicë, vdes motoçiklisti pasi u aksidentua me një veturë

    Reporteri
    23 Qershor 2024 | 18:36

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq, ku janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë.

    Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net Avni Zahiti, i cili ka thënë se i vdekur ka mbetur motoçiklisti.

    Ai ka bërë të ditur se lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

    “Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.

    “Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka thënë Zahiti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!