×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Osmani takon ambasadorin Hargreaves, flasin për Samitin në Mbretërinë e Bashkuar

    Reporteri
    23 Qershor 2024 | 18:42

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Në njoftimin e presidencës thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

    “Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani, sikurse në Samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim, Presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë Samit, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema. Samiti do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar në korrik. Në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të ndryshme”, thuhet tutje në njoftim.

    “Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë britanikë në fushën e mbrojtjes, dhe tha se si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndihet krenare për arritjet e vazhdueshme të vajzave dhe djemve të FSK-së në akademitë më prestigjioze ushtarake në Mbretërinë e Bashkua”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!