×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërshimet në Prishtinë, këta janë numrat ku mund të kërkoni ndihmë

    Reporteri
    23 Qershor 2024 | 20:31

    Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu, ka kërkuar nga qytetarët që të qëdrojnë nëpër shtëpi dhe vende të sigurta pas reshjeve të mëdha të shiut.

    Ajo ka hënë edhe numrat e telefonit të komunës papagesë, ku qytetarët mund të paraqesin çdo problem. Numrat janë 080012233 dhe 080012244.

    “Thirrje për qytetarë Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm në Prishtinë, ju bëjmë thirrje të qëndroni në shtëpi dhe në vende të sigurta. Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë) 📞 080012233 dhe 080012244”, ka shkruar ajo në Facebook.

     

    Drejtoria e Emergjencave në Prishtinë thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi, ndërsa njoftojnë se kanë dalë në terren për të punuar dhe sanuar gjendjen pas shiut të rrëmbyeshëm.

    Reporteri.net ka publikuar edhe video të disa rrugëve në kryeqytet si “Rruga C” që janë përmbytur thuajse krejtësisht, poashtu dhe rruga “Katër Llullat“.

    Përveç këtyre dy rrugëve janë përmbytur edhe shumë rrugë të tjera në kryeqytet.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!