Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se pas reshjeve të shiut disa rajone ka pasur ndërprerje të rrymës, por se në disa vende ku është stabilizuar moti, disa dalje tashmë janë rikthyer në funksion.
KEDS-i thotë se reshjet e paralajmëruara të shiut për pasditen e sotme kanë mobilizuar ekipet e kësaj kompanie, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet.
“Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra e shkarkime atmosferike, vende-vende edhe me breshër, kanë bërë që disa lartpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit”.
“Aktualisht, rajonet më të prekura janë Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj”.
“Falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa dalje tashmë janë rikthyer në funksion, ndërkaq ekipe shtesë janë aktivizuar në të gjitha vendet e prekura nga këto reshje shiu për të rikyçur konsumatorët sa më parë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.