×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Arrestohet polici që dyshohet se shkaktoi aksidentin me vdekje në Fushë Kosovë

    Reporteri
    23 Qershor 2024 | 21:47

    Mbrëmë në Fushë Kosovë katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku, me ç’rast pesë persona u lënduan dhe më pas njëri nga vozitësit e automjetit vdiq.

    Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit ishte një zyrtar policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “rrezikim i trafikut publik”.

    Sipas IPK, zyrtari policor ishte me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

    Atij me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Njoftimi i plotë i IPK-së:

    IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

    Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00 të datës së djeshme ku janë përfshirë katër automjete.

    Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa 5 personat e lënduar në këtë aksident janë dërguar për tretman mjekësor.

    Si pasojë e lëndimeve trupore një vozitës i njërit nga automjetet e përfshira në këtë aksident raportohet fatkeqësisht se ka humbur jetën sot.

    Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

    Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!